Prishtina mohon se është në bisedime me futbollistin e kombëtares së Shqipërisë

Në mediat e Shqipërisë u përfol se klubi i Prishtinës është interesuar për shërbimet e portierit të Partizanit, Alban Hoxha.
32 vjeçari pritet të largohet nga Partizani për shkak të marrdhënieve jo të mira me trajnerin, transmeton Indeksonline.

Indeksonline kontaktoj me drejtorin e Prishtinës, Granit Begolli rreth kësaj çështje. Ai mohoi se ka interesim për portierin e kombëtares shqiptare.
Ditë më parë Prishtina raportoi se nuk do të sjellë lojtarë nga jashtë vendi./Indeksonline/