75 Mall Live Search
23:26 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Lushtaku: A është ky kompromisi i Kurtit për marrëveshjen e fshehtë me Serbinë dhe premtimi i tij ndaj Lajçakut?

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar sërish ndaj shefit të kabinetit të ish kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipit, i cili i ka quajtur shpifje deklaratat e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, që i bëri sot në Kuvendin e Kosovës.

Lushtaku tha se asnjëherë nuk e helmon opinionin publik me gënjeshtra, shkruan Indeksonline.

“A është ky kompromisi i z. Kurtit për marrëveshjen e fshehtë me Serbinë dhe premtimi i tij ndaj Lajçakut?”, u shpreh ai.

Postimi i plotë:

Unë si përfaqësues i popullit, asnjëherë nuk e helmoj opinionin publik me gënjeshtra, përkundrazi çdo herë kujdesem t’i demaskoj ata të cilët nuk punojnë në të mirë të vendit dhe çdo herë bazohem në informata të sakta.

Shefi i kabinetit të ish Kryeministrit Kurti në përgjigjen e tij rreth deklaratave të mija të bëra sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e paska pranuar atë që thashë unë, vetëm se qenka munduar që ta relativizoj si një “ngjarje normale”.

Atëherë, kush gënjeu këtu? Ose më mirë të themi, kush paska fshehur? Pse ky takim nuk u bë transparent më herët?

Kot, nuk mund të luash heroin e të fshihesh pas pandemisë, ndërkohë që i bën nder Serbisë!

Edhe me skandaloze se takimi i tij është përmendja e “Korridorit të Gjelbërt” që përbën një vazhdimësi të idesë së ish Ministrit të Kurtit, z. Blerim Reka, për t’i ofruar Serbisë dalje në detin Adriatik.

A është ky kompromisi i z. Kurtit për marrëveshjen e fshehtë me Serbinë dhe premtimi i tij ndaj Lajçakut?/Indeksonline/