Drenica mposhtë Llapin në ‘Zahir Pajaziti’ – referimi për ‘msysh’

Skuadra e Drenicës ka arritur të shënoj një fitore tejet të rëndësishme kundër Llapit.
Ekipi i Gani Sejdiut e ka mposhtur skuadrën e Tahir Batatinës me rezultat 0:2 në Podujevë, transmeton Indeksonline.
Përkundër lojës së bukur, protagonisti kryesor nuk ishte Shillova që shënoi dy gola por katërshja e referëve.
Goli i dytë i Drenicës nuk ekzistoi fare pasi që topi nuk e kishte kaluar vijë, por referi kryesor, Besfor Kosumi vendosi ta pranoj.

Në pjesën e dytë, referët anësor vendosën që një gol të rregulltë të Drenicës ta referojnë si pozitë jashtë loje.

Osmani i Llapit e humbi një penalti në minutën e 86-të, duke e goditur jashtë portës. Kurse në fund Abazi i Drenicës mori karton të kuq.
Me këtë fitore Drenica bën një hap të madhë për mbijetesë, kurse Llapi ia minimizon shanset vetës për një kualifikim në gara evropiane./Indeksonline/
