75 Mall Live Search
23:20 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / C E

City fiton bindshëm ndaj Arsenalit, shtynë festën e Liverpoolit

Manchester City ka mposhtur Arsenalin me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 28-të të Permierligës.

Golat për skuadrën e Pep Guardiolës i shënoi Sterling (45+2), De Bruyne (51) dhe Foden (90+1), shkruan Indeksonline.

Nga minuta e 42-të, Arsenali mbeti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të David Luiz.

Probleme ka edhe për Granit Xhakën i cili u lëndua në minutën e tetë dhe u detyrua të zëvendësohej.

City tani është në vendin e dytë me 60 pikë, 22 pikë më pak se Liverpooli që duhet t’i fitoj edhe dy ndeshje. /IndeksOnline/