75 Mall Live Search
23:58 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Skuadra e Superligës së Kosovës që ka më së shumti barazime e më së paku humbje

Sezoni i Superligës së Kosovës ka prodhuar befasi të shumta.

Një nga befasitë më të këndshme padyshim është Ballkani, transmeton Indeksonline.

Ekipi nga Suhareka pas 25 javësh është ekipi me më së paku humbje edhe pse nuk është në pozitën e parë.

Ata janë mposhtur katër herë, dhe të gjitha humbjet si mysafirë. Si vendas është tejet e vështirë që të marrësh tre pikë në Suharekë.

Por, Ballkani ka një tjetër statistikë që nuk është shumë e pëlqyeshme. Ajo është skuadra që ka më së shumti barazime këtë sezon, gjithsej shtatë, aq sa ka edhe Drenica.

Ballkani për momentin gjendet në pozitën e katërt, por ka një ndeshje më pak se tre vendet e para.

Në rast se e mposhtë Trepçën 89, do të ngjitet në pozitën e tretë./Indeksonline/