Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës do të vazhdon sot me dy duelet e fundit të xhiros së 25-të.
Ballkani si vendas do të pret Trepçën 89, të fundit që po rrezikojnë mjaft shumë rënien nga elita e futbollit kosovar, kurse vendasit do të tentojnë të jenë në hap me kreun e tabelës.
Pas fitoreve të Dritës, Prishtinës dhe Gjilanit, djelmoshat e Ismet Munishit duhet të fitojnë patjetër për të mbetur në luftë për titull.
Ndërsa, në duelin tjetër, Feronikeli do të jetë nikoqir i Llapit, ku na pret një sfidë mjaft e ‘zjarrtë’ në ‘Rexhep Rexhepi’.
Të dyja këto ndeshje luhen me fillim nga ora 17:00./IndeksOnline/