75 Mall Live Search
19:22 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Mesfushori i Barcelonës rrezikon ta humbasë sezonin

Si të mos mjaftojë barazimi ndaj Sevillas, i cili mund të rezultojë fatal për fatin e kampionatit spanjoll, Barcelona ka komunikuar ditën e djeshme se mesfushori holandez, Frenki de Jong, ka pësuar një dëmtim në pulpën e këmbës së djathtë.

De Jong humbi sfidën ndaj Sevillas dhe u mendua se do të rikthehej shumë shpejt në fushën e lojës, por në fakt ai rrezikon ta humbasë sezonin.

Barcelona nuk ka folur për kohën e qëndrimit jashtë fushave të lojës, por me shumë mundësi ai rrezikon të qëndrojë 3-4 javë jashtë dhe praktikisht i ka dhënë fund kampionatit.

Duhet të kujtojmë se kalendari është i ngjeshur dhe La Liga do të përfundojë më 19 korrik.

De Jong ka humbur vetëm 3 ndeshje në total nga ky sezon me Barcelonën dhe ka luajtur 38 sfida, ku 27 prej tyre kanë qenë në kampionatin spanjoll.