E goditi vetëtima, humb jetën i riu në Gjirokastër

Një i ri ka humbur jetën në Dropull të Gjirokastrës, pasi e goditi vetëtima.
Stuhia ka përfshirë Gjirokastrën mbazditen e së enjtes, ku ka patur vetëtima të shumta.
Njëra prej vetëtimave ka goditur të riun, i cili është gjetur pa shenja jete.