Bunjaku: Kam luajtur edhe në Kupën e Botës mirëpo për Kosovën përjetova emocion të madh
Ish-sulmuesi i kombëtarës së Kosovës në futboll, Albert Bunjaku në një intervistë ka folur për kohën e tij të kaluar në Kosovë.
Bunjaku ndër tjerash është shprehur se e ka ëndërr që Kosova të ia mundësonte në stadiumin “Fadil Vokrri” një ndeshje përshëndetëse, transmeton IndeksOnline.
“Do të ishte ëndërr e realizuar sikur Kosova të ma mundësonte ndeshjen përshëndetëse në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, qoftë edhe një minutë”, tha fillimisht ai.
Gjithashtu ai tha se ka luajtur edhe në Kupën e Botës, mirëpo në ndeshjen që ka zhvilluar me Kosovën ka ndjerë një emocion më të madh
“Kam luajtur edhe në Kupën e Botës, por për Kosovën e sidomos në ndeshjen kundër Haitit, kam përjetuar emocion të madh”, përfundoi ai./IndeksOnline/