75 Mall Live Search
13:29 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Enis Zabërgja largohet nga KEK-u

Futbollisti i njohur kosovar, Enis Zabërgja, nuk do të jetë më pjesë e klubit të KEK-ut.

Këtë e ka bërë vetë të ditur futbollisti në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, transmeton Indeksonline.

“Dua t’ju njoftoj se më nuk do të jem pjesë e klubit të FC KEK-u. Falënderoj klubin për korrektësinë, bashkëlojtarët dhe presidentin”, ka shkruar ai.

Para se të transferohej te KEK-u, Zabërgja ishte pjesë e Llapit./Indeksonline/