“A keni fytyrë me fol ma marre”, akuza për kurdisje të ndeshjes në drejtim të Batatinës dhe Zekës

Sot u zhvillua ndeshja mes Trepçës 89 dhe Llapit që përfundoj me rezultat 5:4 në të mirë të ekipit të Mitrovicës.
’89-shi arriti që ta fitoj ndeshjen në minutat e fundit duke shënuar dy gola pas minutës së 90-të, transmeton Indeksonline.
Ish-futbollisti i Flamurtarit, Fidan Hasani përmes një postimi ka hedhur akuza në drejtim të trajnerit të Llapit, Tahir Batatina dhe presidentit të Trepçës 89, Abedin Zeka, për kurdisje të ndeshjes.
” Ai pretendenti për kryetar të FFK-së keq e ka leshu bajrakun sot. Keq se krejt Kosova e din cka din ti me ba në këso lojë”, ka shkruar ndër të tjera në postimi ne tij Hasani.
Postimi i plotë i tij:
Super ndeshja qe as DigitAlb nuk e dha direkt Trepça ’89 – Llapi që u luajt 100 minuta.
Miqësore, vëllazërorë, që u kthy në hendboll, po u luajtën 100 minuta e në fund u kry 5:4.
Por kujdes, ndeshja deri në minutën e 90-të ishte 4-3 për Llapi. 10 minuta shtesë, dy gola dhe fitore për Trepçen 89 Golat minutat 92 dhe 98.
Ai pretendenti për kryetar të FFK-së keq e ka leshu bajrakun sot. Keq se krejt Kosova e din cka din ti me ba në këso lojë…!! A keni ftyr me fol maa marreee !!!!!