Vazhdon “agjërimi” i Prishtinës, viti i 7-të pa titull të Superligës

Ekipi i Prishtinës edhe këtë sezon ka dështuar që të fitoj titullin e Superligës së Kosovës.
Me barazimin e sotshëm kundër Ballkanit, “bardhë e kaltrit” i kanë shuar gjasat për të fituar titullin këtë sezon, transmeton Indeksonline.
Ekipi më i trofeshëm kosovar ka 7 vite që nuk e ka fituar titullin e Superligës.
Kjo periudhë e gjatë pa titull tregon ndryshimet e mëdha dhe të shumta që kanë ndodhur në ekipin e Prishtinës.
Edhe pse këtë sezon shihej si kandidat serioz për të fituar Superligën, kryeqytetasit në tri ndeshjet e fundit arritën 2 barazime dhe pësuan një humbje.
Mbetet të shihet në merkato se çfarë ndryshime do të bëj në skuadër Prishtina./Indeksonline/