Reperi shqiptaro-amerikan publikon dokumentarin: “Nga Kosova, me dashuri!”

Reperi shqiptaro-amerikan, Action Bronson, ka sjell dokumentarin e realizuar gjatë vizitës në Kosovë.
Në vitin 2018 ai mori pjesë në festivalin “Sunny Hill” bashkë me Dua Lipën e disa emra të njohur.
Këtë udhëtim, ai e shfrytëzoi edhe për të bërë një vizitë në Kosovë dhe Maqedoni, bashkë me disa miq të tij.
Nga kjo vizitë, Action ka realizuar edhe një dokumentar, ku sjell pamje nga vendet që vizitoi, ushqimet që i provuan si edhe vizitat te familjarët e tij.
Ai ka publikuar dokumentarin me titullin: “Nga Kosova, me dashuri”.
Me këtë dokumentar, ai tregon nga afër për mikpritjen që shqiptarët u bëjnë të gjithëve, si edhe kulturën që ka Kosova dhe Maqedonia, ndërsa nuk munguan pamjet nga festivali “Sunny Hill”.
Dokumentari tashmë gjendet në kanalin “Youtube”.