Lebron Jamesi dhe Lakersi pësojnë humbje, në ndeshjen e parë pas karantinës

Liga më e fortë në botë e basketbollit, NBA është rikthyer pas disa muajsh pauzë për shkak të koronavirusit.
Një ndeshjen që u luajt mbrëmë pas mesnate ishte ajo midis LA Lakersit dhe Dallas Mavericksit, transmeton Indeksonline.
Fitues ishin Dallas Mavricksi me rezultat 104-108. Lojtari më efektiv i Dallasit ishte Seth Curry me 23 pikë dhe Boban Marjanoviq me 17 pikë e 13 kërcime.
Ndeshje të mirë pati edhe Luka Donçiq, i cili realizoi 14 pikë, 5 kërcime e 6 asistime.
Te Lakersi ndeshje të mirë patën Quinn Cooku me 13 pikë e 5 kërcime, McGee me 13 pikë.
Anthony Davies dhe Lebron Jamesi luajtën vetëm në pjesën e parë dhe shënuan nga 12 pikë.
Ndeshjet në NBA po luhen pa tifozë dhe me formatin nga 10 minuta për një çerek./Indeksonline/