Haradinaj-Stublla bisedon me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një videokonferencë me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Ahmad Nasser al-Mohammad Al Sabah.
Ajo tha se biseduan për marrëdhëniet bashkëpunuese mes Kosovës dhe Kuvajtit
“Pata një videokonferencë përmbajtësore me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Ahmad Nasser al-Mohammad Al Sabah.
Biseduam për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kuvajtit, duke konfirmuar nevojën për thellimin e këtij bashkëpunimi edhe më tej në fushat e interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/