75 Mall Live Search
08:02 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Prishtina me më së shumti trofe, plotë 26

Skuadra e Prishtinës po vazhdon të jetë skuadra më e trofeshme në vend.

Që nga mëvetësimi i futbollit kosovar në vitin 1991, Prishtina ka fituar plotë 26 trofe.

10 tituj kampioni, 7 kupa dhe 9 superkupa, është bilanci i Prishtinës.

Ndërsa, pas Prishtinës vjen skuadra e Besës dhe Feronikelit me nga tetë trofe.

Besa, gjatë kësaj periudhe kanë fituar tri herë kampionatin e Superligës, tri kupa shtetërore dhe dy Superkupa, njësoi si Feronikeli.

Kurse, kampioni aktual Drita numëron vetëm pesë trofe.