Ish-trajneri i Prishtinës shumë afër të marr drejtimin e Skënderbeut

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, nga sa bëjnë me dije burime pranë klubit korçar, ka filluar të studiojë pistat për njeriun që do të drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm.
Tre janë për momentin emrat në tavolinën e Takajt, dy prej të cilëve ish-trajnerë të Skënderbeut këto vitet e fundit.
I pari në listë është Mirel Josa.
Trajneri kryeqytetas e njeh ambientin korçar, ai ka fituar shumë me këtë klub.
Eksperienca dhe aftësitë e Josës duket se e shtyjnë Takajn për ta pasur si kandidat të parë për të marrë “frenat” e ekipit në dorë.
Mbetet të shihet nëse ish-trajneri i Prishtinës do të rikthehet në krye të ish-kampionit të Shqipërisë.