Ky pritet të jetë zëvendësuesi i Ibras te Milani

Milani ka vazhduar me idenë për transferimin e sulmuesit të Romës, Patrick Schick për të përforcuar repartin e saj sulmues.
Sipas Tuttosport çështja kryesore tek Milan momentalisht është rinovimi i kontratës me Zlatan Ibrahimovic.
Me rinovimin e tij mendohej se nuk do duhej të kishte përforcime të tjera mirëpo kualifikimi eventual në grupet e Europa League mund të kërkojë transferimin edhe të një sulmuesi tjetër.
Kuqezinjtë ja kanë mësyrë sulmuesit të rivalëve të Romës, Patrick Schick, i cili nga Giallorosët po vlerësohet me një çmim prej 25 milionë eurosh.
Mirëpo duke përfunduar edhe merkatoja do të ulet edhe çmimi i futbollistit do të bjerë ndjeshëm dhe pikërisht atëherë Milan mendon të arrijë këtë transferim.