75 Mall Live Search
16:27 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ozil shuan zërat, thotë se nuk largohet nga Arsenali

Mesut Ozil e ka konfirmuar edhe njëherë se nuk do të largohet nga Arsenali edhe pse ai ka refuzuar që paga t’i zvogëlohet gjatë kësaj kohe.

Edhe pse ka refuzuar që paga e tij të ulet shkak u pandemisë, Ozil e konfirmon edhe njëherë se nuk dëshiron që të largohet nga klubi londinez, shkruan IndeksOnline

I pyetur se a do të largohet nga Arsenali këtë verë, Ozil u përgjigj.

“Unë vendos se kur dua të shkoj, e jo njerëzit e tjerë”, tha fillimisht mesfushori gjerman.

“Unë nuk kam nënshkruar për dy ose tre vjet, kam nënshkruar për katër dhe kjo duhet të respektohet nga të gjithë.

“Edhe pse gjërat nganjëherë janë të vështira, unë e dua Arsenalin dhe dua të vazhdoj me ta”, tha Ozil.