75 Mall Live Search
23:35 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Flet trajneri i Bayernit: Lyoni ishte i fortë, ne kishim problem me mbrojtjen


Skaudra e Bayernit arriti që me tre gola të shënuar të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët mposhtën me mjaft lehtësi Lyonin, ku edhe siguruan një vend në finale të CHL, shkruan IndeksOnline

Me dy gola nga Gnabry dhe një nga Lewandowski, Bayerni pa problem preku finale e kompeticionit më të madh për klube, ku do të takohet me Paris SG.

Ndërkaq, pas ndeshjes foli edhe tekniku i Bayernit, Hansi Flick, ku tha se skuadra e tij ishin të mirë, por që në mbrojtje çaluan pak.

“Ne e dinim se sa të veshtirë ishin ata. Lyoni bëri një paraqitje fantastike kundër Manchester Cityt dhe Juventusit. Ata janë të fortë taktikisht dhe na kanë shkaktuar shumë probleme.

“Çfarë duhet të bëjmë ne, është që të mbrohemi më mirë në finale”, tha ai.