Pabesia e klubit të Gjibraltarit, po mendon të bëj ankesë në UEFA për ndeshjen kundër Prishtinës

Klubi i Lincoln Red Imps pritet që të shtunën të luaj ndeshjen e radhës kundër skuadrës kosovare, Prishtina në kuadër të fazës preliminare të Evropa Ligës.
Kjo ndeshje ishte parashikuar të luhej ditë më parë, por 8 futbollistë dolën pozitiv me koronavirus dhe u detyrua të anulohet, transmeton Indeksonline.
Klubi i Lincoln u shprehë i gatshëm që ndeshjen ta luajnë në një ditë tjetër. UEFA i kërkoj Prishtinës që të bëj një tjetër grup të lojtarëve dhe të mos e marrë askënd me vete që ishte në udhëtimin e parë.
Skuadrat kosovare i dolën në ndihmë duke i dhënë futbollistë klubit të Prishtinës për këtë ndeshje.
Por, skuadra e Lincoln duket se ka ndërmend të ja punoj pas shpine klubit të Prishtinës.
Presidenti i klubit, Dylan Viagas, u shpreh për ‘Gibraltar Neës’ se nuk pajtohet me vendimin e UEFA’s që skuadra e tij të mos fitojë në tavolinë.
Ata po mendojnë që të dërgojnë një ankesë në UEFA për këtë ndeshje./Indeksonline/