75 Mall Live Search
10:00 / E Shtunë, 22 Gusht 2020 / indeksADMonline

Prizren: Policia arreston dy persona pasi organizuan aheng për ditëlindje dhe gjuajtën me armë zjarri

Policia e Kosovës në orët e mesnatës dje, ka marrë një njoftim për gjuajtje me armë në fshatin Nashec të Prizrenit.

Pas arritjes në vendin e ngjarjes, i dyshuari mashkull ka deklaruar se kishte organizuar aheng për ditëlindjen e tij, transmeton Indeksonline.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë pneumatike, ndërse tek i dyshuari i dytë  që kishte qenë prezent aty është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishek.

Në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe DVR i kamerave të sigurisë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/