Ia huq faqja e UEFA-s, publikon formacionin e Prishtinës me futbollistët që janë në shtëpi

Kanë mbetur vetëm edhe 90’minuta deri te fillimi i takimit Lincoln – Prishtina në Evropa Ligë, por ky duel duket se ka paqartësi.
Pas testimeve të bëra sot për Covid-19 në klubin e Prishtinës dolën të jenë 9 futbollistë pozitiv, dhe për këtë delegacioni i UEFA-s do të vendos pas pak se a do të mbahet apo jo ndeshja, shkruan IndeksOnline.
Por edhe pse me këto paqartësi, UEFA ka publikuar formacionin e Prishtinës për këtë ndeshje, por gabim, pasi ka vendosur lojtarët që janë në shtëpi e jo ata aktual.
