75 Mall Live Search
09:49 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

E konfirmuar: Viktor Kuka në bisedime me këtë skuadër të Superligës

Mbrojtësi i Ferizajt, Viktor Kuka është gati t’i bashkohet Feronikelit për sezonin e ri të Superligës.

Kuka, i cili kaloi një sezon fantastik me Ferizajn, si duket tani aventurën e tij prej futbollisti do ta vazhdojë te klubi nga Drenasi, Feronikeli, shkruan IndeksOnline

Në një prononcim për sportin në IndeksOnline, Viktor Kuka e zbulojë se cila skuadër është e gatshme të firmos me të.

Kuka tha se është në bisedime me skuadrën e Feronikelit por që ende nuk ka arritur ndonjë marrëveshje.

“Ende nuk ekmi arritur marrëveshje me Feronikelin, por jemi t’u diskutu rreth ofertës”, tha fillimisht Kuka.

Ndërkaq, ai foli edhe për ofertat e tjera nga skuadrat e Superligës, ku tha se ka oferta, por po pret për finalizim me Feronikelin.

“Po kam pasur edhe oferta të tjera, por momentalisht jam duke diskutuar vetëm me Feronikelin”, përfundoi ai.