75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Klopp: Bayern Munichu kishte fat, që e fitoi Ligën e Kampionëve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se Bayern Munichu ishte me fat në fitoren e Ligës së Kampionëve.

Kloppi i dha lëvdata trajnerit bavarez, Hansi Flick për suksesin e arritur, transmeton Indeksonline.

“Është e vështirë të shkruhet më shumë histori në 8 muaj”, tha gjermani për ZDF-në.

“Lojtarët ishin pak me fat, në gjithë kaosin, orari i tyre ishte më i miri për ta fituar Ligën e Kampionëve”, u shpreh Kloppi.

Ai shtoi se Bayerni për momentin është një nga skuadrat më të mira në botë dhe se në çdo pozicion kanë lojtarë të klasit botëror./Indeksonline/