Prishtina me 23 raste të reja, e para në listën e 24 orëshit të fundit, pasohet nga Peja e Gjakova

IKShPK-ja sapo ka publikuar rastet e personave të prekure në mbarë Kosovën nga Covid-19 duke bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 141 raste të reja, transmeton IndeksOnline.
Prishtina prin edhe këtë ditë me numrin e të prekurve, duke shënuar 23 raste të reja, ndërsa pasohet nga Peja me 20 raste, e Gjakova me 19 raste.
Pas tyre radhitet në vendin e katërt Gjilani me 15 raste, e Ferizaj me 10 raste.
Në vendin e gjashtë në këtë listë hyn Prizreni me 6 raste sa ka edhe Rahoveci. E komuna e Fushë Kosovës pozicionohet në vendin e nëntë me 5 raste sa ka edhe Podujeva që përmbyll 10shën e parë.
Më poshtë e keni listën e plotë:
Rastet pozitive
janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjakovë 19
raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Prizren 6 raste,
komuna Rahovec 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna
Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Drenas
3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste,
komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga
një rast komunat Dragash, Lipjan, Mitrovicë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë.