Qendrim Dautaj firmos me klubin e Vëllaznimit

Mesfushori kosovar, Qendrim Dautaj sot dhe zyrtarisht është bashkuar me klubin e Vëllaznimit të Gjakovës.
Dautaj që sezonin e kaluar ishte pjesë e Besës së Pejës, nga sot ai do të vishet “kuq e zi”, shkruan IndeksOnline.
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vet klubi gjakovar përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në “Facebook”.
“QENDRIM DAUTAJ Vishet kuq e zi.
Qendrim Dautaj me një përvojë shumë të madhe në futbollin e Kosovës sot ka arritur marrëveshje me KF Vëllaznimi.
Suksese Qendrim”.
