Shkëndija e “fortë” për Sumqayit, vazhdon garën në Evropa Ligë

Tashmë ka përfunduar takimi në mes klubit nga Azerbajxhani, Sumqayit dhe klubit të Shkëndijes së Tetovës, duel ky i vlefshëm për fazën e parë në Evropa Ligë.
Shkëndija u tregua më e fortë në këtë takim, ku Ibrahmi dhe Doriev shënuan për klubin nga Maqedoni a e Veriut, për ta mbyllur po me këtë rezultat edhe ndeshjen, shkruan IndeksOnline.
Pra, Ibrahmi nga pika e bardhë në minutën e 56’të të takimit ia dha epërsinë Shkëndijes, ndërkaq Doriev e vulosi takimin në 0:2.
Kështu, Shkëndija e vazhdon garën tutje në Evropa Ligë.
