Në të bardha, çfarë po paralajmëron Elvana?

Pas një shkëputje të gjatë në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur Elvana Gjata është rikthyer në rrjetet sociale.
Fillimisht me një video të publikuar në bregdetin shqiptare, Elvana tani ka postuar disa fotografi që kanë ngritur pikëpyetje, shkruan Indeksonline.

Elvana ka ndarë në rrjetet sociale dy fotografi ku shihet e veshur e tëra në të bardha, të shumta ishin komentet e ndjekësve të cilët poashtu supozuan se ajo po vjen me një këngë të re.

Duke mos zbuluar asgjë, Elvana nuk ka lënë asnjë mbishkrim sipër fotografive.

Rikujtojmë që Elvana nuk ka lansuar asnjë projekt muzikor gjatë këtij sezoni veror./Indeksonline/