75 Mall Live Search
10:02 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Guardiola është në Barcelonë – A do të takohet me Messin?

Tekniku i Man Cityt, Pep Guardiola ka arritur mbrëmë në Barcelonë.

Në media gjithandej në botë po flitet se Messi mund të transferohet te Manchester City në afatin kalimtar të verës, shkruan IndeksOnline

Lajmin për arritjen e tij në Barcelonë e ka konfirmuar “El Chiringuito TV”, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Twitter”.

Siç raportohet nga atje, Guardiola dhe Messi do të bisedojnë së bashku, ndoshta për të arritur një marrëveshje.