75 Mall Live Search
13:22 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Këngëtarja shqiptare nuk e fsheh më, del hapur me partnerin

Soni Malaj është shumë private sa i përket lidhjes së saj të dashurisë dhe partneri është munduar gjithmonë ta mbaj larg syrit të publikut.

Në rrjetet sociale këngëtarja shqiptare vë në fokus vetëm aktivitet e saj profesionale ndërsa fotografit me vajzën dhe të dashurin janë shumë të rrallë për të mos thënë nuk i poston asnjëherë.

Por, këtë tabu Soni e ka thyer duke postuar në Instagram mbrëmë vonë një foto të rrallë me Klevin nga pushimet në jug të Shqipërisë.

Dyshja që janë në lidhje prej tre vitesh dukeshin elegant, bukur dhe shumë të lumtur së bashku, ndërsa ra në sy edhe forma e mirë e artistes.

Ndërkohë, Soni mbetet aktive me projekte të muzikës./Indeksonline/