75 Mall Live Search
09:54 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Lajm i mirë, ndeshja Kosova U21 kundër Anglisë U21, do të transmetohet nga ky televizion kosovar

Më 4 shtator do të luhet ndeshja midis Kosovës dhe Anglisë në grupmoshat U21. Ndeshja luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 19:00.

Gazetari i RTK-së, Artan Muhaxhiri, në një përgjigje për Indeksonlinen ka konfirmuar se televizioni publik do ta transmetojë ndeshjen midis Kosovës U21 dhe Anglisë U21.

Shume talentë anglezë të skuadrave si Arsenali, Liverpooli, Chelsea dhe Tottenhami do të zbarkojnë në “Fadil Vokrri” të premten./Indeksonline/