75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / C E

Lajm i mirë: “Dardanët” rezultojnë negativë, presim rezultate pozitive

Të gjithë lojtarët dhe stafi i Kombëtares së Kosovës kanë dalë negativë pas testeve për koronavirusin.

“Dardanët” u testuan në Kukës gjatë ditës së djeshme dhe fatmirësisht gjithçka shkoi sipas planifikimit.

Sot lojtarët do të nisen për në Parma të Italisë, aty ku do të bashkohen edhe lojtarët e tjerë që vijnë nga Gjermania dhe Zvicra.

Ky është njoftimi i FFK-së:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe mediat se gjatë ditës së djeshme futbollistët dhe stafi i Kombëtares, por edhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë për në Itali i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licencuar të UEFA-s dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativë për Covid-19.

Kështu, ekspedita e “Dardanëve” sot do të udhëtojë e kompletuar për në Parma të Italisë.