75 Mall Live Search
14:14 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kryediplomatja: Sot delegacioni i Kosovës ulet përballë Serbisë me disa parime të panegociueshme

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se delegacioni i Kosovës që sot hynë në Shtëpinë e Bardhë, dialogon vetëm si shtet i pavaruru përballë Serbisë.

“Sot delegacioni i Kosovës ulet përballë Serbisë me këto parime të panegociueshme: ruajtjen e integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës, me objektivin e vetëm për njohje reciproke me Serbinë. Çdo gjë tjetër jashtë kësaj kornize parimesh, është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe NUK BESOJ se kemi rrezik për t’u shqetësuar”.

“Është ora 7 mëngjes këtu në Uashington DC, tek po nisim një ditë kaq të rëndësishme për Kosovën”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

Ajo tutje ka thënë se Serbia, do të duhej të ndihet e turpëruar të ulet në tavolinë përballë Kosovës në disavantazh, pa kërkuar falje për krimet gjenocidale, dhe pa vënë para drejtësisë kriminelët e luftës.