“Llugë” te “Kafet e Rakisë”

Në qendër të Prishtinës, saktësisht te lokalet që njihen ndryshe si “Kafet e Rakisë” shihet numër i madh i të rinjve.
Indeksonline ka siguruar pamje nga aty, ku nuk respektohet asnjë masë mbrojtëse kundër Covid-19.

Pa distancë sociale e pak persona me maska, të rinjtë po argëtohen nëpër këto lokale.

