75 Mall Live Search
22:23 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Dardanët” i presin me fishekzjarrë heronjtë e Kosovës para ndeshjes me Greqinë

Futbollistët e Kosovës janë befasuar pas stërvitjes së fundit nga tifozët e kombëtares “Dardanët”.

Tifozët kanë hedhur fishekzjarrë për të motivuar futbollistët para ndeshjes së madhe nesër kundër Greqisë, transmeton Indeksonline.

Kosova nesër do të luaj kundër Greqisë nga ora 20:45, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombëve.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” por fatkeqësisht nuk do të lejohen tifozët./Indeksonline/