75 Mall Live Search
11:21 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Reagon ministrja Haradinaj-Stublla, pas padisë ndaj Mustafës veç pse e ngriti flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019, në Luginë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi Gjykata e Vranjës ka lëshuar padi ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar në Luginë, Ragmi Mustafës, veç se ai ka ngritur flamurin kombëtar shqiptar në vitin 2019.

Ajo thotë se kjo gjë është qartazi e motivuar politikisht dhe në kundërshtim me parimin e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes të të drejtave të komuniteteve etnike, shkruan Indeksonline.

“Në vend që të zotohet për njohje dhe avancim të të drejtave të komunitetit shqiptar, sidomos tani që kemi një dialog aktiv për njohje reciproke nën lehtësimin e aleatëve, Serbia vazhdon avazin e vjetër me politikë dhe institucione shqiptarofobike.

Shqiptarët në Luginë duhet të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara, njësoj sikurse janë të garantuara të drejtat e zgjeruara të serbëve në Kosovë.

Kjo NUK është rruga e Çmimit Nobel për Paqe”.