75 Mall Live Search
19:40 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Na çuditë skuadra e Wolfsburgut, vendosin qese në autobusin e tyre për t’u mbrojtur nga Covid-19!

Nesër me me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kukësit dhe Wolfsburgut, duel ky në kuadër të kualifikimve në Evropa Ligë.

Tashmë skuadra gjermane ka arritur në Shqipëri, kjo për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme që zhvillohet në “Air Albania”, shkruan IndeksOnline

Por, ajo se çfarë na lë përshtypje te gjermanët është se si ata mbrohen nga Covid-19.

Autobusi i tyre ishte i mbushur me qese nga brenda, në vendin ku qëndron shoferi dhe futbollistët, kjo për të shmangur kontaktin fizik.