75 Mall Live Search
15:06 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Trajneri i Wolves e ka një mesazh për Kloppin në lidhje me Diogo Jotan!

Trajneri i Wolverhampton Wolves, Nuno Espirito Santos e ka konfrimuar se sulmuesi i tyre Diogo Jota po transferohet t eiverpooli

potugezi e ka arritur marrëveshje 43 milionë euro me Liverpoolin, por që ende skaudra angleze nuk e ka zyrtarizuar atë, shkruan IndeksOnline.


Trajneri i Wolves i dërgon një mesazh Kloppit, duke i thënë se ai ka transferuar një djalë të shkëlqyshem dhe një super-lojtar.

“Liverpool do të ketë një lojtar dhe djalë të shkëlqyeshëm, dhe ai ka një të ardhme të ndritur përpara. Ne mendojmë se kjo marrëveshje është e mirë për të gjithë. Diogo ishte vërtet i lumtur këtu, por është normale që lojtarëve u pëlqen të përballen me sfida të reja”, tha trajneri i Wolves.

Kujtojmë se për Liverpooli ky do të jetë transferi i dytë këto ditë pas zyrtarizmit të Thiago Alcantaras nga Bayerni.