Tifozët e Liverpoolit “terrorizojnë” 19-vjeçarin, Neco Williams, në rrjetet sociale
Tifozët e Liverpoolit janë treguar të pamëshirshëm me mbrojtësin e djathtë, Neco Williams.
Në ndeshjen që Liverpool e fitoi mbrëmë 2:7 kundër Lincoln, Neco bëri një gabim që i kushtoi me gol kampionëve të Premier Ligës, transmeton Indeksonline.
Pas ndeshjes, tifozët e Liverpoolit filluan me ofendime të shumta në drejtim të 19-vjeçarit.
Për këtë arsye, ai u detyrua që të mbyllte llogarinë e tij në Twitter, pas shumë mesazheve fyese që mori. /Indeksonline/