Liverpooli e heq nga skuadra futbollistin premtues, e shet te rivalët për 23 milionë funte

Skuadra e Liverpoolit duket se këtë sezon do të jetë pa sulmuesin, Rhian Brewster.
Edhe pse pritej që ai këtë sezon të qëndronte pas një huazimi të suksesshëm në Swansea, Liverpooli është afër ta shesë atë te Sheffield Unitedi, transmeton Indeksonline.
Sipas “The Athletic”, Liverpooli, do të përfitojë 23.2 milionë funte nga shitja e Brewsterit.
Nëse Sheffield Unitedi në tre vjetët e ardhshëm e shet sulmuesin, atëherë Liverpooli, do të përfitojë 15% nga shuma./Indeksonline/