75 Mall Live Search
21:13 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Anel Rashkaj me këtë fotografi kërkon që Kombëtarja e Kosovës të jetë e bashkuar

Ditët e fundit janë bërë shumë polemika sa i përket Kombëtares së Kosovës. Kjo për shkak të rastit të trajnerit, Bernard Challandes dhe futbollistit, Bernard Berisha.

Mos ftesa e këtij të fundit ngriti shumë reagime në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj ka publikuar një fotografi të futbollistëve të kombëtares.

Me anë të kësaj fotografie, duket se Rashkaj po kërkon që ekipi i kombëtares të jetë i bashkuar.

Me 8 tetor në stadiumin “Todor Proeski” do të zhvillohet gjysmë-finalja e Ligës së Kombëve mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut./Indeksonline/