75 Mall Live Search
22:04 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

ZYRTARE: Gotze transferohet në Holandë

Mario Gotze ka gjetur një klub të ri.

Ai nuk firmosi dot në Bundesliga dhe as me ekipin e Bayern Munchen, pavarësisht se kishte kontakte mes tij dhe trajnerit Hansi Flick.

Kampioni i botës ka gjetur marrëveshjen me PSV. Mesfushori me tipare sulmuese do të firmosë për 2 vite me shpresën që të rigjejë veten në kampionatin holandez.

Gotze ka humbur shumë nga shkëlqimi i tij dhe nuk ka përmbushur kurrë pritshmërinë.

Ai mund të ketë shansin të bëjë mirë me PSV sepse kampionati holandez i përshtatet lojës së tij.