75 Mall Live Search
14:17 / E Shtunë, 10 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kombëtarja shqiptare vazhdon stërvitjet në Kazakistan!

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati të Kazakistanit në prag të ndeshjes së Nations League ndaj vendasve.

Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja kuqezinjtë zbarkuan në qendrën stërvitore të klubit FC Kairat, ku zhvilluan seancën e radhës. Lojtarët kanë bërë më shumë ushtrime me topin dhe pak ngarkesë fizike, përcjellë IndeksOnline

Gjendja e skuadrës është e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen e së dielës.


Programi i kuqezinjve vazhdon me stërvitjen zyrtare para ndeshjes, që do të zhvillohet pasditen e së shtunës.