75 Mall Live Search
19:36 / E Martë, 13 Tetor 2020 / C E

Publikohet fotografia e parë e CR7 pas infektimit me COVID-19

Georgina Rodriguez ka shfaqur fotografinë e parë të Cristiano Ronaldos, pas infektimit të tij me COVID-19.

Kombëtarja e Portugalisë dhe pastaj edhe Juventus, kanë konfirmuar se Ronaldo është prekur nga COVID-19, gjatë grumbullimit në kombëtare.

Ylli i Juventusit nuk ka shfaqur simptoma, por i është dashur të izolohet.

E dashura e tij, Georgina, ka postuar në Instagram një fotografi të prerë nga biseda e saj me video.

“Ju jeni inspirimi im”, ka shkruar Georgina.

Ronaldo, shkaku i COVID-19, rrezikon të humbas edhe ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.