Rezervistet ja sjellin tre pikë Liverpool-it, Shaqiri asistim, Jota gol!

Skuadra e Liverpool ka arritur të mposhtë me rezultat 2:1 ekipin e West Ham.
Të parët që shënuan ishin ekipi nga Londra. Pablo Fornales kaloj në epërsi ekipin e David Moyes në minutën e 10-të, transmeton Indeksonline.
Liverpool barazoj rezultatin në minutën e 42-të, Salah shënoj nga pika e bardhë.
Pastaj në minutën e 70-të në lojë u inkuadruan Shaqiri dhe Jota të cilët ja sollën fitoren Liverpoolit.
Në minutën e 85-të, Xherdan Shaqiri bëri një asistim përfekt për Diogo Jotën i cili arriti ta kaloj në epërsi skuadrën e Liverpoolit.
Me këto tre pikë, Liverpool ngjitet në vendin e parë me 16 pikë, tri më pak se Everton që është në pozitën e dytë, por ata do të luajnë nesër kundër Newscastles./Indeksonline/