75 Mall Live Search
21:35 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / Blerim

Ledri dhe Sara me një fotografi fantastike para se të bëhen prindër

Në vetëm pak javë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha pritet të bëhen prindër për herë të parë me një vajzë. Pas publikimit të projektit të fundit të reperit, i titulluar ‘Si baba’, Ledri ka ndarë një tjetër moment të vyer me Sarën në llogarinë e tij.

“Zemrat tona në sinkron”, ka shkruar reperi krah fotos bardhezi ku shfaqet në krah të partneres së tij me barkun e rrumbullakosur.

Me siguri Ledri po e pret me padurim momentin kur do të mundet të mbajë në krahë frytin e dashurisë më Sarën. Kujtojmë se në një intervistë për rubrikën ‘Tani mund të këndosh’, Ledri pohoi se pritja e një vajze e ka bërë më të ndjeshëm edhe ndaj Sarës dhe se nuk mund ta mendojë që atë ta lëndojnë kur të rritet.

Reperi ka pohuar se e ka pritur prej kohësh këtë moment pasi të gjithë miqtë e tij më të mirë janë bërë prindër tashmë.

View this post on Instagram

♥️ tona nsinkron

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on