Futbollisti i Shqipërisë, Florian Kamberi rezulton pozitiv me koronavirus

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Florian Kamberi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmi është konfirmuar nga klubi zviceran, St Gallen ku luan shqiptari, transmeton Indeksonline.
Kamberi ende nuk ka shënuar gol këtë sezon për klubin e Zvicrës në 5 ndeshje sa ka luajtur.
Lojtari është në vetizolim deri sa të rezultojë negativ./Indeksonline/