Kosovare Asllani i qet qëllim vetës: “Dua ta dërgoj Real Madridin në Ligën e Kampionëve”

Futbollistja kosovare e femrave të Real Madridit, Kosovare Asllani në një intervistë për gazetën suedeze “Aftonbladet” ka treguar se cili është qëllimi i saj tek klubi spanjoll.
“Epo për Real Madrid qëllimi është të fitosh. Ky është viti i parë që ne kemi zyrtarisht një ekip, natyrisht që duhet kohë për të ndërtuar një ekip fitues. Megjithatë, qëllimi është që të përpiqemi të fitojmë nga fillimi. Personalisht, qëllimi im është për të zënë një nga vendet e Ligës së Kampionëve këtë vit “, u shprehë ajo, transmeton Indeksonline.
Ekipi i femrave të Real Madridit u krijua këtë sezon dhe për herë të parë po luan në La Liga.
Transferimi i parë i klubit të femrave të Real Madridit ishte Kosovare Asllani dhe golin e parë zyrtar të klubit të femrave e shënoj pikërisht futbollistja kosovare./Indeksonline/