Mërgim Berisha, shqiptari që shkëlqeu kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve

Vetëm 4 minuta iu deshën Mërgim Berishës që të shënonte në portën e Bayernit të Mynihut, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e tij Salzburg megjithatë u mund 6-2 nga bavarezët, por paraqitja e sulmuesit shqiptar u vlerësua lartë, shkruan Indeksonline.
Për 76 minuta lojë ai pati 35 prekje të topit, 8 duele në fushë prej të cilave i fitoi 4, 15 pasime.
Nga të gjithë futbollistët e Salzburgut ai mori notën më të lartë nga Sofa, 7.2. Berisha përfaqëson ekipin U21 të Gjermanisë.